Klemend Zguri kryetari i KQZ, tha se raportimet nga komsionerët këtë vit u bënë nëpërmjet telefonit. Në një dalje për mediat, Zguri tha se shifrat për pjesëmarrje janë kontradiktore.
‘’Zgjedhjet e kaluara raportimi është bërë nga qendrat e votimit në sistemin elektronik dhe të dhënat nuk janë transportuar me telefon sic ndodhi këtë vit. Kjo gjë rrit pasigurinë lidhur me saktësinë e shifrave të publikuara përmes transmetimeve telefonike të komisionerëve.
Të dhënat zyrtare janë të dhëna që fiksohen në tabelat përmbledhëse të rezultateve në çdo KZAZ. Tabelat përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë të pjesëmarrësve në votim sipas listave të zgjedhësve dhe numrin e saktë të fletëvotimeve të përdorura, të fletëve të vlefshme dhe të pavlefshme si dhe numrin e votave për çdo kandidat apo partie politike’’, u shpreh Zguri.