Tani e tutje nuk do të jenë më vetëm ata të dy!
Nuk bëhet ende fjalë për fëmijë, por qënie ndoshta po aq të ledhatueshme. Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë bërë pronarët krenarë të dy koteleve të vogla. Lajmin e ka bërë të ditur Armina nëpërmjet Insta story-ve të saj, duke nxjerrë fotot e dy vogëlushëve të rinj të familjes Berisha. Pas propozimit për martesë, fëmijët ende nuk duken në horizont. Megjithatë çifti i njohur do të ketë mundësi plot që të testojë përkujdesjet e tyre tek dy kotelet e adhurueshme.