Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një ndër çiftet më të njohur në showbizin tonë e tashmë gëzojnë një romancë të shëndetshme. Vitin që lamë pas dyshja kurorëzoi në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare, në një ceremoni të veçantë në Itali dhe janë prindër të një djali të quajtur London Noor.
Këtë herë ka qenë Sara ajo që ka surprizuar të gjithë me një lajm të papritur por shumë të bukur:
"London Noor do të bëhet me një vëlla ose motër."
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sara Hoxha me anë të një fotoje në Instagram dhe me mbishkrimin më epik që mund të vendoste.
"Një tjetër kryeqytet Europian është rrugës"
Pra sapo mna lajmëroi se edhe vajza do të ketë një emër po aq të veçantë sa London Noor!
Urime familja Liço-Hoxha!