INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjerohet gama e bursave në Univeristetin Mesdhetar të Shqipërisë, prioritet shtresat në nevojë

Zgjerohet gama e bursave në Univeristetin Mesdhetar të Shqipërisë, prioritet shtresat në nevojë

Publikuar më: 13:11 23-08-2018

Këtë vit më shumë se 10% e studentëve pranohen me bursë në Bachelor dhe master. Ja kush përfiton

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë zgjeron gamën e bursave për vitin e ri akademik 2018-2019. Më shumë se 10% e studentëve që do të pranohen për herë të parë në programin Bachelor dhe Master do të financohen me bursa. Aplikimet kanë filluar dhe do të vazhdojnë deri në 18 shtator. Duke i dhënë prioritet kategorive në nevojë, por edhe mbështetjes për studentë me rezultate shumë të mira e talente të spiktura, UMSH do të ofrojë 4 llojë bursash në 3 fakultetet e tij : Ekonomi, Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare si dhe Shkenca Psikosociale. Bursat e plota do të ofrohen për familje me ndihmë ekonomike, jetimë, fëmijë dëshmorësh, studentë me aftësi të kufizuara si dhe nxënës me mesataren 9.8-10.Me kuotën minimale prej 500 Euro` , do të pranohen aplikantët e spikatur në konkurse , gara ose organizata të ndryshme.Me kuotën 1000 Euro do të pranohen studentët e regjistruar për here të parë me mesataren mbi 8.5 në shkollën e mesme/studimet Bachelor.Me kuotën 1500 euro do të pranohen deri në 3% e studentëve me të ardhura relativisht të ulëta.

Tarifat për masterat

Për vitin e ri akademik, Bordi drejtues i UMSH ka vendosur se të gjithë studentët e UMSH-së që vazhdojne pa ndërprerje studimet ne programin Master do të kenëçmimet preferenciale :per studimet 1-vjeçare kuota do te jetë 1,500 Euro, për studimet 1,5 vite kuota do të jetë 2,250 Euro, për studimet 2-vjeçare kuota do të jete 3,000 Euro

Si të aplikoni për bursë

Aplikimi do të specifikoje për cilin grup burse aplikon nxënsi apo studenti i interesuar dhe më pas vendimi do të merret nga një Komision i veçantë i përbërë nga drejtues të UMSH dhe staf akademik. Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin në sekretarinë e UMSHkëto dokumente:

Kërkesë e shkurtër e aplikantit ku paraqet arsyen përse e kërkon mbështetjen financiare dhe periudhen për të cilën e kërkon,(1 , 2 ose 3 vjet)
Aplikimi i plotësuar e firmosur nga vete aplikanti dhe kujdestarët (prindërit /të tjerë)
Kërkesa dhe aplikimi do të shoqërohet me dokumente origjinale
Çdo përfitues burse e ruan këte të drejtë, për të gjithë ciklin e studimeve , për sa kohë vazhdon të jetë në të njëjtat kushte (në rastet e të ardhurave, aplikimi duhet berëçdo vit ), me ato të pranimit si dhe rezulton me frekuentim me te larte se 90% te procesit mësimor, shlyen detyrimet mësimore brenda vitit akademik përshire sezonet e zakonshme dhe ato të ndërmjetme ose të vjeshtës.

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041