INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zgjerohet skandali i AKEP. Ilir Zela po “fut duart” në xhepat e abonentëve [VIDEO]

Publikuar më: 15:44 14-02-2018

Zgjerohet skandali i AKEP pas tentativës se kryetarit Ilir Zela për të favorizuar kompaninë Albtelekom përballë dy kompanive të tjera. Ekspertet japin alarmin se ky vendim nëse miratohet do të këtë ndikim të drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve. Eksperti i telekomunikacionit, deputeti Endri Hasa sqaron për In Tv pasojat që sjell kjo shkelje e ligjit dhe konkurrencës në treg. Sipas tij ai ndikon direkt në buxhetin e familjeve shqiptare e po ashtu prish rregullat e tregut. Deputeti Endri Hasa sqaron për In Tv se çdo vendimmarrje duhet të ketë trasparencë dhe duhet të ketë prasysh interesin e qytetareve. Për këtë kjo çështje do të monitorohet dhe vetë Hasa thotë se i është drejtuar zyrtarisht për informacion dhe drejtuesit e AKEP kanë mohuar ekzistencën e një drafti për miratim.

Ndërkohë Kreu i AKEP refuzon të japë llogari edhe para Parlamentit, ku është institucion varësie. Vetë Hasa thotë se i është drejtuar zyrtarisht për informacion, por drejtuesit e AKEP kanë mohuar ekzistencën e dokumentit.

Në fakt studimi i tregut, në bazë të Ligjit, duhet të shpallet për konsultim publik në faqen zyrtare të AKEP, gjë e cila nuk ka ndodhur me studimin për tregun e telefonisë mobile. Por në faqen e AKEP që në dhjetor drejtuesi i këtij institucioni ka shpallur për konsultim publik tregun e telefonisë fikse. Por a mund të shkojë në vendim pa konsultim publik AKEP, Endri Hasa hedh poshtë në mënyrë kategorike një procedurë të tillë. Në rast se kjo ndodh, sipas tij do të ishte një skandal i madh dhe një shkelje Ligji nga kreu i këtij institucioni.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023610591888428