INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi [Video]

Publikuar më: 18:08 27-01-2017

Kuvendi ka zgjedhur 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me 52 kandidatëve të propozuar nga katër institucionet Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme. Struktura e re në kuadër të Reformës në Drejtësi do të ketë rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e përfaqësuesve të drejtësisë shqiptare. Ndërkohë në këtë takim, përfaqësuesja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi ka ngritur shqetësimin se dy institucione i kanë mohuar të drejtën e kandidimit shume kandidatëve. Në këtë fazë të procesit, Ilir Meta sqaroi se nuk mund të ketë ankesa, ndërsa një e tillë është bërë publike vetëm një ditë më parë. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit për Emërimit në Drejtësi do të ushtrojnë funksionin e tyre pasi ti nënshtrohen procesit të vettingut. Në bazë të ligjit ata kanë një mandat një vjeçar. Në rastet kur parlamenti nuk arrin shumicën e nevojshme për të zgjedhur anëtarët e këtyre dy institucioneve, kandidati i renditur i pari nga KED quhet i zgjedhur.

TABELË
Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
1- Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese
2- Besnik Imeraj nga Gjykata Kushtetuese
3- Mirela Fana nga Gjykata e Lartë
4- Rovena Gashi nga Prokuroria e Pergjithshme
5 -Brikena Ukperaj, Lubonja nga Gjykata e Apelit
6- Ervin Metalla nga Gjykata e Apelit
7- Gentian Trenova nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyktave të Apelit
8- Fatjona Mencaj nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit
9- Kastriot Selita nga Gjykata Administrative.

Article Logic
Execution time: 0.0031449794769287