INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhet kriza në Itali, ja kush do jetë kryeministër deri në vitin 2023

Zgjidhet kriza në Itali, ja kush do jetë kryeministër deri në vitin 2023

Publikuar më: 20:23 28-08-2019

Kriza politike në Itali ka shkuar drejt zgjidhjes. Dy parti kanë rënë dakort, që Giuseppe Conte të jetë kryeministri i Italisë deri në zgjedhjet e vitit 2023. Ditën e sotme PD-ja dhe 5 Yjet kanë krijuar koalicionin qeveritar. Ka qenë Kryetari i Partisë Demokratike, Nicola Zingaretti, ai i cili ka bërë me dije lajmin për arritjen e krijimit të koalicionit.

Për këtë koalicion dy palët politike në vend kanë folur prej shumë kohësh që pas prishjes së aleancës mes kryeministrit Giuseppe Conte dhe Matteo Salvinit.

Ndërkohë Nicola Zingaretti ka thënë se PD-ja ka qenë dakord për krijimin e këtij koalicioni prandaj dhe treguan mbështetjen e tyre në këtë rast. “Ne kemi nevojë për një qeveri që bind italianët se vështirësitë ekonomike mund të tejkalohen,”-është shprehur ai ditën e sotme. Por që Conte të vazhdonte të mbate postine kryministrit, ka qenë një propozim i bërë nga “Five Stars”. Dosja.al

Article Logic
Execution time: 0.0032389163970947