Është zgjedhur kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pas votimit, anëtarët e Akademisë kanë zgjedhur Gudar Beqirajn si kryetarin e ri.
Beqiraj zëvendëson në këtë post, Myzafer Korkutin. Ky i fundit është zgjedhur zv/kryetar i Akademisë.
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë shoqëruar me një debat të madh mes anëtarëve dhe Artan Fuga ka qenë një nga kundërshtarët e këtyre zgjedhjeve, duke i quajtur si farsë.
Sot për zgjedhjet në Akademi reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili kërkoi reformë ose nuk do të jepet asnjë lek, por do u merret edhe ndërtesa.