Trekëndëshi i Bermudës për dhjetëvjeçarë të tërë ka bërë kuriozë të gjithë me misterin që fsheh.
Shumë anije të mbytyra dhe njerëz të humbur në të ahstuqujatuyrën “Zonë e mallkuar” dhe askush nuk mundi i japë një përgjigjie këtyre fenomevbe të ndodhura aty përveçse hipoteza.
Por si duket përgjigjia ka ardhur.
Re në forma heksagonale në mes të të cilave krijohen stuhi të fuqishme ajri, me shpejtësi deri 170 metër për orë, mund të jenë zgjidhja e misterit të Trekëndëshit të Bermudës.
Shkencëtarët kanë zbuluar se këto stuhi ajrore janë arsyeja që qëndron pas anijeve të zhdukura dhe avionëve të rrëzuar. Hapësira prej 500,000 metrash katrorë në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik është kthyer në "gropën" thithëse të më shumë se 75 aeroplanëve dhe qindra anijeve.
Erërat e krijuara, të cilat ndryshe quhen "bomba prej ajri" arrijnë deri në lartësinë 13 metra. Shekncëtarët besojnë se pikërisht këto fenomene meteorologjike qëndrojnë pas misterit të Trekendëshit të Bermudës, shkruan Mirror.
Bermuda është padyshim një nga kuriozitetet më të mëdha të njerëzimit, mbi të cilin janë krijuar filma dhe dokumentarë të shumtë. Aty kanë humbur jetën mbi 1000 njerëz në 100 vitet e fundit. Në një mesatare vjetore, çdo vit në të xhduken më shumë se 20 anije dhe katër aeroplanë.