INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Zgjidhja e halleve na vjen nga Tirana'! Qytetarët denoncojnë, punonjësit e administratës luajnë me telefon

'Zgjidhja e halleve na vjen nga Tirana'! Qytetarët denoncojnë, punonjësit e administratës luajnë me telefon

Publikuar më: 12:39 14-11-2018

Çdo të mërkurë qytetarët që marrin zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes priten në Kryeministri nga Edi Rama. Bashkë me zgjidhjen e problemeve ata denoncojnë edhe punonjësit e administratës publike, të cilët janë pengesë për zgjidhjen e problematikave të tyre. Administrata preferon të luajë me telefon dhe jo t’ju përgjigjet qytetarëve.

Qytetarët:
“Në Hipotekë lozin me telefon, nuk të kthejnë përgjigje. Pse duhet të shqetësojmë Kryeministrin ndërkohë që zyrat lozin me telefon.
Edi Rama:
“Si deputet i Vlorës unë e di se çfarë kam hequr me drejtorët e hipotekës. Por po ju them se aq më shumë krijojmë presin administratës.
Gratë nga Tirana të zgjidhin hallet, kështu deklaroi një tjetër qytetar i cili mori zgjidhjen e problemit të tyre.
Qytetari:
“Ra telefoni, e kishte gruaja dhe më thotë: të marrin nga Tirana. Më morën dhe më thatë kemi zgjidhur çështjen, a mund të vish në Tiranë në orën 9:00. Faleminderit por unë erdha që në 8:00. Faleminderit dhe Kryeministër lart e më lart”.
Edi Rama:
“Më lartë se 198 centimetra skam ku vete”.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887