Në këtë artikull, do ju paraqesim se çfarë tregon zgjedhja e secilit gur për ju.
Ndonjëherë përzgjedhja e tyre të habit, si ka mundësi që të gjejnë kaq shumë për karakterin tuaj dhe si e shikoni ju botën.
Guri i parë
Guri i parë është Opalite. Ju dëshironi lirinë në jetën tuaj dhe të largoheni nga civilizimi sa herë ju jepet mundësia. Ndjeni të gjeni një vend ku të harroni problemet dhe të reflektoni për jetën tuaj.
Guri i dytë
Guri i dytë është Malachite. Ai tregon se ndryshime të mëdha të jetës janë në horizont për ju. Ju mund të përjetoni ndryshime në jetën tuaj të dashurisë. Ka ardhur koha që të vendosni.
Guri i tretë
Guri i tretë është një guri i diellit. Zgjedhja e tij tregon se jeni optimist. E ardhmja për ju është mjaft e mirë. Ngrohtësia e diellit ju ndihmon të ecni përpara në jetë.
Guri i katërt
Guri i katërt është gur xhami vullkanik. Nëse keni zgjedhur këtë gur, ka ardhur koha të thyeni zakonet e vjetra dhe të krijoni një jetë të re. Duhet të jeni mirënjohës për gjërat që keni në jetë dhe harrojeni xhelozinë ndaj të tjerëve.
Guri i pestë
Guri i pestë quhet howlite. Nëse ju jeni tërhequr nga ky gur, duhet ta mbani mendjen tuaj të hapur për mesazhet nga "ana tjetër". Këto mesazhe mund të vijnë nga të afërmit tuaj. Mbani një ditar ku të shënoni ëndërrat tuaja dhe mundohuni t’i realizoni ato.
Guri i gjashtë
Ky gur tregon se ju jeni persona të dashur dhe dëshironi të argëtoheni në jetë. Aventurat janë pjesë e jetës suaj dhe jeni gjithmonë në kërkim të miqve dhe emocioneve të reja.
Provoni aventura të reja dhe bëni miq të rinj. Të argëtohesh është ajo që ju karakterizon juve!
Burmi: Higherperspectives
Përshtati: Anisa Bega