Ndërkohë që po bëhet nami në portale se kë zgjodhi Bebe Rexha mes Encës dhe Noizyt, (lexo këtu), këngëtarja nuk ka harruar t'i përshëndes fansat e saj edhe në gjuhën shqipe.
Bebe mbrëmë ka hyrë ‘live’ në Instagram, për të bashkëbiseduar me fansat e saj.
Ajo kishte vepruar njësoj disa herë, për tu treguar e afërt me ata që e përkrahin vazhdimisht.
Në fillim të videos, këngëtarja përshëndet në disa gjuhë fansat, e nuk mungoi as përshëndetja në gjuhën shqipe.
“Si jeni, a jeni mirë”, tha Bebe, e cila asnjëherë nuk i harron rrënjët prej nga vjen.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Bebe Rexha është “Last Hurrah” dhe kënga u prit mirë nga publiku.