INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjoheni në të njëjtën orë çdo natë? Ja përgjigja pse ndodh

Zgjoheni në të njëjtën orë çdo natë? Ja përgjigja pse ndodh

Publikuar më: 15:35 09-02-2017

Diçka që quhet Ora Kineze e Organeve të Trupit, mund t’iu tregojë habisë me atë që mund të tregojë për trupin tuaj…

Ora biologjike kineze tregon intervalet në të cilat energjia qarkullon nëpër pjesët e trupit tonë dhe çdo dy orë ajo është më e fuqishme në zona të veçanta të trupit. Nëse keni ndonjë problem në atë pjesë të trupit, simptomat në atë orë janë më të shquara.

Trupi pavarësisht sistemeve të njohura, ndihmon tretjen e ushqimit, qarkullimin e gjakut, sistemin nervor, si dhe përmban një sistem energjitik për meridianet. Meridianët janë kanale të tilla si enët e gjakut, përmes të cilave kalon energjia e jetës, në këtë mënyrë ato ndikojnë në funksionimin e duhur të trupit dhe shkëmbimin e substancave në të. Ka 12 meridiane kryesore dhe secili prej tyre i takon një organi të trupit pas të cilit merr emrin dhe i jep funksionin. Këta meridianë janë të mushkërive, zorrëve, stomakut, shpretkës, zemrës, zorrës së vogël, fshikëzës, zonës së zemrës, veshkave, duodenit, tëmthit dhe mëlçisë.

Sipas teorisë Yin/Yang, meridianët janë të ndara në çifte: 6 Yin dhe 6 Yang. Meridianet Yin përfshijnë organet që kryejnë funksionet e mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit të substancave dhe energjisë në trup: mushkëritë, shpretkën, zemrën, veshkat, zonën e zemrës dhe zonën e mëlçisë. Meridianet Yang përfshijnë organet, funksioni i të cilave është shkëmbimi, sekretimi i substancave dhe energjisë: zorra e trashë, stomaku, zorra e vogël, fshikëza, duodeni dhe fshikëza e tëmthit. Sipas rregullave të mjekësisë kineze dhe ligjit të ritmit, secili meridian korrespondaon me organe të caktuara dhe me funksionet trupore, drejtimi i fuqisë së plotë bëhet në një cikël 24 orësh, çdo 2 orë dhe pas 12 orësh, çdo dy orë të tjera niveli i funksionimit të organeve ka një nivel më të ulët.

Mjekët e mjekësisë kineze tregojnë se në cilën orë të ditës shfaqen simptomat e sëmundjeve të ndryshme dhe çrregullimet që shfaqen në trup. Në pjesën e trupit që ekziston një problem do të thotë se energjia qarkullon më me vështirësi. Është e këshillueshme të ndiqni orën biologjike dhe të përcaktoni orën kur ju shfaqen simptoma të tilla si lodhje, përgjumje, dhimbje të caktuara etj.

24-hour-chinese-organ-clock_1.jpg

Koha e funksionimit maksimal të organeve:

Nga 1:00 – 3:00 am – mëlçia

Nga 3:00 – 5:00 am – mushkëritë

Nga 5:00 – 7:00 am – zorra e trashë

Nga 7:00 – 9.00 am – stomaku

Nga 9:00 – 11:00 am – shpretka, pankreasi

Nga 11:00 – 13:00 pm – zemra (qarkullimi i gjakut në arterie)

13:00 –  15:00 pm – zorra e vogël (tretja, asimilimi)

15:00 – 17:00 pm – fshikëza (kockat, dhëmbët)

17:00 – 19:00 pm – veshkat

19:00 – 21:00 pm – zona e zemrës

21:00 – 23:00 pm – duodeni

23:00 – 01:00 am – tëmthi

Koha e funksionimit minimal të organeve:

Nga 1:00 – 3:00 am – zorra e vogël

Nga 3:00 – 5:00 am – fshikëza

Nga 5:00 – 7:00 am – sëmundjet e veshkave

Nga 7:00 – 9.00 am – zemra/ shtrëngim i enëve të gjakut

Nga 9:00 – 11:00 am – doudeni

Nga 11:00 – 13:00 pm – tëmthi

13:00 –  15:00 pm – mëlçia

15:00 – 17:00 pm – mushkëritë

17:00 – 19:00 pm – zorra e trashë

19:00 – 21:00 pm – stomaku

21:00 – 23:00 pm – shpëretka, pankreasi

23:00 – 01:00 am – zemra

Article Logic
Execution time: 0.0042040348052979