INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjoheni në të njëjtën orë çdo natë? Ja problemet shëndetësore që mund të keni

Zgjoheni në të njëjtën orë çdo natë? Ja problemet shëndetësore që mund të keni

Publikuar më: 22:47 15-06-2018

Mund të duket rastësi , por mjekësia tradicionale kineze (TCM) mund të ketë një shpjegim dhe një zgjidhje për ju.Çdo organ ka orën e tij biologjike, ndaj ekziston dhe një kohë optimale për çdo aktivitet.
Për shembull mëlçia e bën punën më të madhe natën, kur pastron gjakun dhe mushkëritë nxjerrin toksinat, ndërkohë një organ tjetër mund ta ketë kulmin e aktivitetit gjatë ditës.

Arsyeja pse zgjoheni në mes të natës mund të jetë simptomë e një problemi shëndetësor ndaj mos e neglizhoni.

Nëse zgjoheni midis orës 1 dhe 3 të mëngjesit mëlçia juaj mund të ketë probleme në përpunimin e mbeturinave.

Zgjimi ndërmjet 3 dhe 5 A.M është një tjetër shenjë e trazirave emocionale. Hidhërimi dhe trishtimi, në veçanti, lidhen me mushkëritë. Gjatë këtyre orëve, mushkëritë pastrohen vetë nga toksinat.

Për këtë, në qoftë se ju zgjoheni duke u kollitur, mund të jetë shenjë se mushkëritë tuaja kanë probleme të pastrimit të toksinave.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102