INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjoheni nga gjumi në mes të natës për të shkuar në tualet? Mos i neglizhoni arsyet

Zgjoheni nga gjumi në mes të natës për të shkuar në tualet? Mos i neglizhoni arsyet

Publikuar më: 15:56 14-10-2018

Ka shumë njerëz që gjatë natës zgjohen disa herë nga gjumi dhe e kanë të nevojshme të shkojnë në tualet. Mirëpo ka një diferencë të madhe nëse zgjoheni nga gjumi se duhet të urinoni apo pasi zgjoheni vini re se keni nevojë për të urinuar. Nëse nevoja për të urinuar ju zgjon nga gjumi atëherë nuk duhet ta injoroni.

Kjo ndodh për disa arsye kryesore:


1. Mund të jeni duke vuajtur nga ndonjë infeksion urinar, që shoqërohet edhe me ndjesinë e djegies kur urinoni, urinim me ndërprerje dhe pamundësi shkarkimi të plotë të fshikëzës. Urina shpesh është me ngjyrë më të errët dhe ka një erë të fortë. Mund të shoqërohet edhe me dhimbje.


2.Ju janë ënjtur këmbët ,një gjendje e njohur si edema, fryrje të këmbëve për arsye të grumbullimit të ujit në to. I gjithë ai ujë i grumbulluar në këmbë duhet të shkojë diku, prandaj rritet edhe prodhimi i urinës. Në këtë rast keni nevojë më shumë për të urinuar kur jeni të shtrirë.


3.Po vuani nga diabeti ose prediabeti , në këtë rast trupi rrit prodhimin e urinës për të nxjerrë jashtë nivelet e larta të sheqerit në gjak. Kjo shpjegon edhe arsyen përse duhet të urinoni gjithmonë gjatë natës. Nëse ndiheni edhe të etur gjatë gjithë kohës edhe kur keni konsumuar shumë ujë, duhet të bëni patjetër analizat e diabetit.


4.Keni nivele të ulëta të hormonit antidiuretik: Me kalimin e moshës është normale që të fillojnë të bien nivelet e këtij hormoni, i cili ndihmon veshkat të mbajnë nën kontroll nivelet e lëngjeve. Sa më të ulëta të jenë nivelet e këtij hormoni, aq më shumë urinoni,shkruan lajmi.net. Rënia e niveleve të këtij hormoni nis që nga mosha 40 vjeç dhe bëhet më e dukshme rreth 60-70 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0045502185821533