Keni duruar mjaftueshëm nga nëntori deri në maj? Për ata që kanë më shumë fat emocionet do të shuhen pas pak ditësh, pasi do të mësojnë se janë fitues të lotarisë Amerikane. Ndërsa ata që janë "pa fat" do të presin sërisht deri në tetor që ta rihedhin sërisht. Sot Ambasada Amerikane në Tiranë njofton të gjithë aplikuesit e Lotarisë Amerikane që të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur.
Po kur?
Kontrolli duhet të bëhet të martën duke filluar nga ora 18:00.
“Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë!”, shkruan ambasada.