INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjohuni vajza! Ja se si po ju mashtron i dashuri

Zgjohuni vajza! Ja se si po ju mashtron i dashuri

Publikuar më: 13:03 21-12-2016

Është e thjeshtë dhe e komplikuar njëkohësisht...

A e keni përdorur ndonjëherë të vërtetën në mënyrë që të thoni një gënjeshtër? Sigurisht që po, mos gënjeni…dhe e dini shumë mirë se kjo ka një fjalë: mashtrim! Ky lloj mashtrimi bëhët në mënyrë të tillë; ju thoni disa copëza të së vërtetës për të gënjyer dikë. Kështu ju dukeni të sinqertë dhe të besuesueshëm ndërkohë që jeni një mashtrues profesionist. Në një studim të bërë, kërkuesit e universitetit Harvard, arritën në përfundimin se ky lloj mashtrimi është forma e tretë e gënjeshtrës. Format e tjera janë të gënjesh pa thënë fakte dhe thjesht të shpikësh gjëra që nuk janë të vërteta. Gjithsesi, mashtrimi për të cilin po flasm është forma më e përdorur e komunikimit duke përfshirë këtu politikanët, të cilët e përdorin shpesh atë.

Por çfarë ndodh kur jeni në një lidhje serioze dhe një natë e gjeni veten në shtratin e dikujt tjetër? Partneri juaj nuk e ka idene ç’po ndodh, derisa një ditë, disa muaj më vonë, zbuloni diçka që iu ngjall dyshime. Ju i pyesini dhe sigurisht që ata mohojnë gjithçka duke thënë se nuk po ju tradhëtojnë. Po, nuk po ju tradhëtojnë në atë moment, por kjo sdo të thotë që nuk e kanë bërë më parë dhe është pikërisht ajo që ju doni të dini. Në vend të saj, ata kanë vendosur të përdorin këtë metodë, duke thënë pjesërisht të vërtetën. Ndoshta e bëjnë sepse nuk duan të lëndojnë ndjenjat tuaja, por jemi të sigurt se e bëjnë vetëm për të shpëtuar veten.
Si përfundim mund të themi se e vetmja gjë që duhet të keni kujdes janë pikërisht këta njerëz, të cilët në dukje janë shumë të sinqertë…

Article Logic
Execution time: 0.0023119449615479