INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zguri: Jemi gati për të dielen. Ja momentet më të vështira [VIDEO]

Publikuar më: 15:53 21-06-2017

Klement Zguri erdhi në krye të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve pas marrëveshjes politike të 18 majit, në një moment delikat të procesit të përgatitjes së procesit zgjedhor të 25 qershorit. Në një intervistë për IN Tv, Kelmet Zguri rrëfen vështirësitë që ka hasur në punën përgatitore për zgjedhjet e përgjithshme përgjatë 30 ditëve të para në detyrë.
Klement Zguri:
“Momenti kur u bënë ndryshimet ligjore, që konçidoi edhe me emërimin tim në KQZ, e vuri institucionin përballë vështirësish, vështirësish edhe profesionale ligjore. Janë dy momente shumë të vështira, që kanë të bëjnë me financimet e partive politike, me monitorimin e shpenzimeve të tyre në fushatë dhe ai që ka të bëjë me reklamat pa pagesë në mediat audiovizive”.
Por, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, Klement Zguri thotë, se gjithçka është gati për procesin zgjedhor.
Klement Zguri:
“Më duhet të them, me kënaqësi madje, që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka realizuar të gjitha detyrat e veta. Ne kemi bërë shpërndarjen e materialeve zgjedhore, që do të duhen në ditën e votimit në të gjitha KZAZ-të”.
Ndërsa zgjedhësit do t'i drejtohen kutive të votimit, ku do të zgjedhin qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme, kryetari i KQZ-së ka një mesazh, jo vetëm për qytetarët, por edhe për subjektet politike, në mënyrë që vendi të arrijë të mbajë zgjedhje me standarde.
Klement Zguri:
“Uroj, që dita e zgjedhjeve të jetë një ditë e qetë! Qytetarët të votojnë të lirshëm sipas vullnetit të tyre dhe liderët politike të bëjnë gjithçka për ta administruar këtë proçes, për sa atyre u takon në respekt të ligjit, në mënyrë të qetë ligjore dhe dinjitoze”.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887