INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zguri për një standard të ri në zgjedhje: Procesi i numërimit të përfundojë brenda afatit

Zguri për një standard të ri në zgjedhje: Procesi i numërimit të përfundojë brenda afatit

Publikuar më: 19:07 26-06-2017

Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri deklaroi se Shqipëria ka shansin të përmbyllë procesin e numërimit të votave brenda afatit duke shënuar një standard të ri në zgjedhje. Gjatë një konference për shtyp kreu i KQZ-së, Zguri bëri të ditur se deri në këto momenti procesi i numërimit ka vijuar normalisht, përjashtim të disa rasteve, që janë ndjekur nga KQZ-ja.
“KQZ është e gatshme të ndihmojë për çdo kërkesë që ndihmon në përshpejtimin e përmbylljes së numërimit të votave. Jam këtu për tu kujtuar se në këto zgjedhje ata (komisionerët) kane shansin të tregojnë se në Shqipëri mund të votohet dhe numërohet me profesionalizëm dhe me transparencë të plotë. Komisionerët kanë shansin që në këto zgjedhje të sigurojnë një standard të ri, atë të përmbylljes së një procesi brenda afatit të parashikuar nga ligji.” Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi më herët se procesi i numërimit duhet të përmbyllet mbrëmjen e sotme në orën 22:00, ashtu siç edhe e parashikon kodi zgjedhor.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826