INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhaklin Lekatari nuk besonte në dashurinë e tyre, ja përgjigja epike që i jep Luizi

Zhaklin Lekatari nuk besonte në dashurinë e tyre, ja përgjigja epike që i jep Luizi

Publikuar më: 12:31 24-11-2023

Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Por nuk kishte ende një konfirmim apo hedhje poshtë të këtyre zërave nga çifti, të paktën deri më tani. Luiz Ejlli sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

 

Ditën e djeshme konfirmimi i shtatzanisë së Kiarës ka qenë tema kryesore në showbizin shqiptar, ku shumë ndjekës, perspnazhe Vip madje dhe personazhe që nuk na e merrte mendja kanë shprehur urimin e tyre ndaj çiftit për këtë lajm të bukur. Ama vetëm pak më parë një postim i Zhaklin Lakatarit, e cila ka qenë opinioniste në “BBV2” dhe është shprehur se nuk i ka besuar dashurisë së Luizit dhe Kiarës, ka bërë një shkrim, ku ndjekësit e kanë marrë si një ‘thumbim’ për çiftin dhe faktin se do të bëhen me një fëmijë. Me shkrimin Zhaklina është shprehur se fëmijët nuk janë më fryti i një dashurie, por i interesit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604