INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhbllokojini sinuset me gishtat e duarve tuaja

Zhbllokojini sinuset me gishtat e duarve tuaja

Publikuar më: 13:37 26-05-2016

Njerëz nga të gjitha moshat përballen me të njejtin problem të shëndetit: sinuset e bllokuara.

Ka faktorë të ndryshëm që kanë ndikuar në këtë problem, si i ftohti, alergjitë dhe në disa raste, ndryshimet e motit. Shumë njerëz marrin ilaçe që të trajtojnë problemim, por duhet ta dini se mund të përdorni mënyra të tjera që do t’ju ndihmojnë juve që ta reduktoni presionin që shkaktohet prej sinuseve të bllokuara.

Në fakt, metodat që nuk përfshijnë ilaçe janë të bazuara mbi fizikë dhe jo mbi kimi. Ato janë po aq efektive dhe në mjaft raste më shumë efektive në lehtësimin e një koke të bllokuar, të një hunde të bllokuar dhe veshëve të bllokuar.

Në këtë artikull ju mund të zbuloni metodat e reja që do t’ju ndhmojnë juve për t’u lehtësuar menjëhërë, shkruan Healthydefiniton.com.

Numri 1: Shtypni ndërmjet vetullave dhe përdorni gjuhën

Kjo metodë bazohet në eliminimin ose reduktimin e mukusit shtesë që është arsyeja kryesore për sinuset e bllokuara. Ju mund ta trajtoni në mënyrë efektive duke përdorur shtypjen. Ushtroni shtypje, presion, mbi pika të caktuara të trupit në mënyrë që të pastroni mukusin në hundë dhe të stimulni rrjedhjen e lëngjeve. Metoda do të ndihmojë për të marrë frymë lehtë.

Nëse doni të reduktoni sinuset e bllokuara ju duhet të shtyni gjuhën dhe ta shtypni atë lart, në “tavanin” e gojës suaj. Në të njëjtën kohë përdorni një gisht dhe shtypni në mes të vetullave tuaja. Mbaje shtypjen për rreth 20 sekonda. Ju do të ndieni lëvije në pjesën e pasme të fytit tuaj.

Pasi ju të hiqni gishtin dhe gjuhën , shtypja do të zbutet. Ju mund të alternoni ndërmjet shtypjes me gisht dhe shtypjes me gjuhë.

Numri 2. Shtypni sipër vetullave

Kur sinuset në ballë janë bllokuar, një presion tjetër duhet ushtruar. Ky presion do të pastrojë sinuset e sipërme dhe hundën.

Amber Lynn Vitale, një terapiste masazhi, tha se mund të stimulohet lëvizja e mukusit nëse aplikon shtypjen nëpër vetulla.

Vendosni gishtin në pikën fillestare të vetullave dhe afër qëndrës ndërmjet dy vetullave. Më pas, rrëshkit përpara dhe vende kokën në bërryla. Ju do të ndjeni se presioni do të zhvendoset pas disa sekondash. në atë kohë, rrëshkit gishtat drejt mesit të çdo vetulle.

Mbajeni këtë pozicion derisa të ndieni një lehtësim të vogël. Lëviz gishtat drejt fundit të ballit. Nëse doni, mbajeni një presion të qëndrueshëm ose mund t’i lëvizni majat e gishtave në formë rrethore të vogël me qëllim që të bësh që mukusi të rrjedhë e të ikë nga balli yt.  Shtypja do të zhduket kur lëngu të nisë të rrjedhë.

Numri 3: Masazh i vogël

Ne të gjithë e dimë se masazhet kanë përfitime të ndryshme shëndetësore. Ato mund të ndihmojnë të stimulojnë qarkullimin e gjakur dhe të përmirësojnë atë. Një masazh i vogël është një mundësi e madhe kur keni sinusin e bllokuar.

Heather Wibbels, një therapist masazhi thotë se ju ndihmon që të ikë lëngu nga koka.

Në mënyrë të përsëritur, duke përdorur majat e gishtave, shtyp përkundër klavikulën. Lëngu do të nisë të zbresë poshtë. Nëse procesi do të jetë I sukseshëm, do të ndieni që fyti juaj është hapur, pastruar. Kur bie presioni, edhe veshët hapen.

Nëse nuk ju pëlqen kjo metodë, provoni një tjetër. Kryqëzoni duart dhe bëni një V sipër qafës.

Kryeni të njejtën lëvizje pompimi mbi të dyja anët e qafës me qëllim që të lëvizni lëngun limfatik. Lëngu që është mbledhur në sinuse do të zbresë për poshtë dhe largohet nga koka.

Vazhdoni t’i vini në lëvizje sinuset tuaja!

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488