Dy të rinj rezultojnë të zhdukur prej dy muajsh ne qytetin bregdetar të Vlorës. Prindërit e dy të rinjve kanë denoncuar humbjen e tyre në polici. Ata thonë se prej dy muajsh nuk kanë asnjë kontakt me fëmijët e tyre. Mësohet se dy të zhdukurit janë Ervis Troqe dhe Albano Xhaferri të cilët ishin shokë me njëri-tjetrin.
Më 18 qershor 2018 në orën 12:30 minuta Albano Xhaferri, 34 vjeç ka dalë nga banesa e të atit për të mos u kthyer më. Një muaj më vonë në 19 korrik, zhduket dhe shoku i tij, një 23 -vjeçar i identifikuar si Ervis Troqe. Albano njihej nga shokët dhe miqtë e tij me pseudonimin Cëqe. Të dy të rinjtë janë shokë, ata kanë qëndruar bashkë në Belgjikë.