E dimë që publiku shqiptar e njihte Morenën si atë vajzën e ëmbël e cila rrallë ndodhte të dilte jashtë kornizave të saj.
Por, Morena Taraku këtë herë ka guxuar vërtet duke bërë një ndryshim të dukshëm në look-un e saj. Ajo iu ka thënë “lamtumirë”, flokëve të gjatë që deri dje e karakterizonin. Pasi i ezauroi pozat me veshje fashion, apo me qenushin e saj të shtrenjtë Boo, ish Miss Kosova e gjeti përsëri mënyrën për të tërhequr vëmëndjen. Ky model flokësh e ka kthyer 22 vjeçaren nga ajo vajza e ëmbël, në atë çapkëne të cilës i pëlqen që herë pas here të luajë me pamjen. Por pavarësisht ndryshimeve në look, ish Miss-i i shndërruar në këngëtare, aksesorin më të bukur ka buzëqeshjen.