Këngëtarja e famshme irlandeze, Sinead O’Connor, është zhdukur që nga mëngjesi i të dielës. Të afërmit, lajmëruan autoritet policore, për humbjen e saj, pasi kishte dalë për shëtitje të dielën në mëngjes në Chicago, nuk ishte kthyer më.
Duke ditur se këngëtarja nuk është në një gjendje të mirë mendore, sipas policisë ekziston rreziku që ajo të kryejë vetëvrasje. “Një telefonues në zyrat e policisë, ka shprehur shqetësimin për mirëqenien e O’Connor, dhe nuk kemi asnjë informacion tjetër”, tha Polica në një deklaratë.