INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhduket në mënyrë misterioze 35-vjeçarja asnjë kontakt me familjen prej 7 ditësh

Zhduket në mënyrë misterioze 35-vjeçarja asnjë kontakt me familjen prej 7 ditësh

Publikuar më: 15:49 06-08-2018

Mbetet mister zhdukja e Manuela Bailo, 35-vjeçares nga Italia. Prej 7 ditësh ndihmës financierja ka humbur kontaktet me familjarët. Mesazhi i fundit i shkruar nga telefoni i saj i adresohej ish-të dashurit . "Jam te shoqja ime Francy", shkruante Manuela. Por shoqja e saj thotë se nuk e ka parë që nga 26 korriku. Ishte data 28 korrik kur ajo u zhduk nga banesa ku jeton me ish të dashurin e saj. Kamera e survejimi do ta xhironte atë pak para se të zhdukej, duke dërguar mesazhe. Ajo kishte planifikuar ta kalonte fundjavën në liqenin Garda por nuk shkoi kurrë. Policia mori dëshmitë e 30 personave por asnjë rezultat deri tani. Telefoni i Manuelës del i fikur që nga 30 korriku. Karabinierët kanë hapur një hetim dhe tani hetuesit nuk përjashtojnë asnjë hipotezë. Motra e saj bëri një apel publik ndërsa thotë se nuk se beson se mesazhet e dërguara nga telefoni i ka shkruar motra e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832