INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhduket nga radarët avioni me 66 persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me 66 persona në bord

Publikuar më: 08:14 19-05-2016

Një avion i kompanisë ajrore “Egyptair” me fluturim nga Parisi në Kajro, është zhdukur nga radarët. Alarmi u dha nga kompania që zotëron avionin, e cila tha se në bordin e tij janë 66 njerëz, mes të cilëve 56 pasagjerë, 7 anëtarë ekuipazhi dhe 3 oficerë sigurie. Mësohet se avioni AirbusA320 po fluturonte në lartësinë 11000 metra kur u zhduk mbi Mesdheun lindor.

Egjipti ka nisur disa ekipe kërkimi për të gjetur avionin, fati i të cilit ende nuk dihet. Kompania EgyptAir tha avioni u zhduk pasi kishte hyrë rreth 16 km në hapësirën ajrore egjiptiane dhe se menjëherë ishin lajmëruar autoritetet përkatëse. Operacionet e kërkimit po koordinohen edhe me autoritetet greke. Sipas autoriteteve egjiptiane, pasagjerët në bordin e avionit janë 30 egjiptianë, 15 francezë dhe 11 shtetas nga vende të tjera.

Analistët thonë se Airbusët A320 përdoren gjithnjë për udhëtime të shkurtra dhe dosja e tyre e sigurisë është e mahnitshme. Avioni i kompanisë EgyptAir u nis nga Parisi pak para mesnatës dhe duhej të mbërrinte në Kajro rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së enjte. Autoritetet egjiptiane nuk kanë dashur të spekulojnë se çfarë mund t’i ketë ndodhur avionit, por pista e terrorizmit është gjithnjë e pranishme.

Tetorin e shkuar, një avion pasagjerësh rus u rrëzua pranë Sharm el Sheik me 224 njerëz në bord dhe sipas Moskës, shkaku ishte një sulm terrorist.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.002918004989624