Një 16-vjeçare nga Yzberishti është zhdukur pa lënë gjurmë prej 16 ditësh. Prindërit e vajzës të shqetësuar kanë denocuar rastin në polici dhe në media.
Adoleshentja quhet Arnela Karaj dhe sipas prindërve ata nuk e kanë parë që prej datës 12 tetor.
Frika më e madhe e tyre është se mos dikush e ka mashtruar dhe mund ta trafikojë për prostitucion.