Një 17-vjeçare nga Fieri është zhdukur që prej disa ditësh. Familjarët e saj të shqetësuar thonë se kontaktin e fundit e kanë patur para 5 ditësh dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të gjetur vajzën. Mësohet se 17 vjeçarja nga fshati Marinzë i Fierit është larguar nga shtëpia prej një muaji, por deri 5 ditë më parë ajo ka mbajtur kontaktet me familjen. Babai i vajzës, Gramoz Rethi denoncon humbjen e vajzës dhe ka thënë se herën e fundit që kontaktuan me të ajo ishte në Kosovë.
Ledina Rethi ka treguar xhaxhai i saj ka telefonuar tre here, pasi u largua nga shtëpia. Herën e parë ka thënë që “jam me një vlonjat në Kosovë”, pastaj ka thënë se ishte me një kosovar që e kishte njohur në facebook.
“Herën e parë mu duk e qetë, kurse herët e tjera ishte e mërzitur”, ka sqaruar xhaxhai në polici. Policia ka nisur kërkimet dhe hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.