Adoleshentja 16 vjeçare, Gazie Kazia prej më shumë se 10 ditësh rezulton e humbur. Ndërkohë janë zbuluar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e saj, para së cilës ka lënë një letër në shtëpi. Në letër ajo shkruan se po largohet me të dashurin e saj që ka njohur në Facebook. Më 17 maj ajo ka marrë një taksi dhe është larguar në drejtim të zonës së Plepave.
Mamaja e 16 vjeçares ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e vajzës. Menjëherë sapo babi i vajzës ka marrë vesh zhdukjen e saj, është kthyer nga Greqia dhe në gjaknxehtësi ka rrahur e goditur me thikë taksistin që ka transportuar vajzën. Babai Destan Kazia është arrestuar për plagosje, ndërkohë që shoferi ka dëshmuar se thjeshtë po bënte punën e tij dhe se nuk ka asnjë lidhje me vajzën.