Avioni i zhdukur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Egjipt është përplasur. Lajmi është konfirmuar nga presidenti francez, Francois Hollande.
“Ne do të nxjerrim konkluzione për këtë ngjarje të rëndë vetëm pasi të kemi mësuar të vërtetën në lidhje me atë që ka ndodhur. Nuk dimë nëse ky ishte një aksident, apo nëse është ajo qe ne kemi në mendje, një sulm terrorist”, tha Hollande.
Avioni i kompanisë “Egyptair” u zhduk nga radarët rreth orës 2 e 30 me orën e Kajros, menjëherë pas largimit nga hapësira ajrore greke. Mirëpo, ka nisur kërkimet në det, në jug të ishullit grek të Karpathos.
Në kërkim janë përfshirë forcat e armatosura greke dhe egjiptiane, por edhe Franca ka ofruar gatishmërinë për të dërguar anije dhe aeroplanë.