INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhdukjet e bujshme në Vlorë/ Flet Salianji: Këto shifra tregojnë përfshirjen e policisë në lehtësimin e trafikut të...

Zhdukjet e bujshme në Vlorë/ Flet Salianji: Këto shifra tregojnë përfshirjen e policisë në lehtësimin e trafikut të...

Publikuar më: 14:52 30-11-2018

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp, pas shifrave të personave të zhdukur në Vlorë, të publikuara së fundi. Salianji u shpreh se 80 persona janë denoncuar të zhdukur e të rrëmbyer në 3 vite në zonën elektorale të kryeministrit.

Sipas tij me këto të dhëna provohet zyrtarisht denoncimi i PD për të zhdukurit e bandave të drogës në Vlorë.

"Fatkeqësisht, çdo denoncim i Partisë Demokratike është provuar si i vërtetë. Kanabisi shitet nëpër shkolla si të ishte çaj mali, për pazare të prishura droge, bandat janë vrarë me njëra-tjetrën, kanë ekzekutuar rivalët në mes të qytetit, kanë zhdukur kundërshtarët në mes të ditës.
Dy muaj më parë, Kretari i Partisë Demokratike, denoncoi nga Vlora rrëmbimin dhe zhdukjen e dhjetëra personave, të dyshuar si të ekzekutuar në heshtje nga mafia e drogës në zonën elektorale të kryeministrit të vendit."

Deputeti i PD u shpreh se dëshmitë e familjarëve faktojnë përfshirjen e policisë jo vetëm në lehtësimin e trafikut, por dhe në dekonspirimin dhe kërcënimin e familjarëve të të zhdukurve.

Duke ju referuar statistikave, Salianji theksoi se kjo është alarmante dhe situata në vend duhet ndryshuar menjëherë. Gjithashtu deputeti theksoi se PD do të bëjë gjithçka për rihapjen e hetimeve për zhdukjen e 80 personave për të vënë në vend drejtësinë e munguar.

Më tej Salianji tha se vetëm përmes vettingut në politikë do të largohen kriminelët.

Article Logic
Execution time: 0.0016920566558838