INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhgënjejnë votuesit socialistë, pjesëmarrja në votime më e ulët se në vitin 2017

Zhgënjejnë votuesit socialistë, pjesëmarrja në votime më e ulët se në vitin 2017

Publikuar më: 11:01 01-07-2019

Pjesëmarrja në votimet e 30 qershorit e nxjerr humbëse Partinë Socialiste. Votimet u mbyllën me pjesëmarrje të ulët në rang kombër, me 21.6 për qind ose 771.863 votues.

Me gjithë fitoren e sigurt në bashki shifrat tregojnë një rënie drastike për Partinë Socialiste në disa qarqe. Kryeministri Edi Rama tha se mbi rezultatin do të ketë një analizë të thellë e kjo do të thotë se disa drejtues qarqesh mund të humbasin postin e koordinatorit.
Rezultatin më negativ e ka shënuar qarku i Durrësit. Partia Socialiste në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e djeshme ka humbur 15.504 votues.
Kreu i qeverisë ka dalë dhe vetë fitues nga vlonjatë po mund të themi që këtë herë ata e kanë zhgënjyer.
Në votimet e djeshme kanë votura 3.962 vlonjatë më pak, krahasuar me votat që PS mori në 2017. Në total 61,722 qytetarë votuan në 30 qershor, ndërsa në vitin 2017, PS mori në këtë qark 65,684 vota. Drejtues i këtij qarku është Damian Gjiknuri.
Në Qarkun e Lezhës, me koordinatore Lindita Nikollën kanë votuar 861 qytatarë më pak në zgjedhjet e 30 qershorit se sa vota të marra nga PS në 2017-ën. Në total 29.545 votues morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit ndërsa në vitin 2017 PS mori në këtë Qark 30.406 vota.
Bilanc negativ u shënua edhe në Qarkun Shkodër, me koordinator Ditmir Bushatin. 39.247 vota mori PS në vitin 2017 në këtë qark, ndërsa pjesëmarrja ditën e djeshme në 30 qershor ishte 35.220, duke shënuar një diferencë prej minus 4.027.
Edhe në Berat, nën drejtimin e koordinatorit Blendi Klosi, Partia Socialiste ka kapur një rezultat negativ prej 6.585 vota. Ndërkohë, qarku Tiranë ka shënuar rritje të dobët, me vetëm 950 votues më shumë se vota në 2017-ën, qarku i Fierit i drejtuar nga Gramoz Ruçi ka shënuar rritje me vetëm 85 vota më shumë, ndërsa qarku Dibër nën drejtimin e Mimi Kodhelit ka shënuar rritje të madhe, me 12.585 më shumë se në 2017. Duket se përgjimet nuk kanë lëkundur bindjet e dibranëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034348964691162