INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Zhgënjeu' fansat me flamurin SERB! Rita Ora i sqaron të gjithë: Flamuri m'u dha nga një...

'Zhgënjeu' fansat me flamurin SERB! Rita Ora i sqaron të gjithë: Flamuri m'u dha nga një...

Publikuar më: 12:29 28-08-2023

Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon, ku ajo shihet me flamurin serb. Ajo në një deklaratë për mediat, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket.

"Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez”, -tha Ora.

Më tej këngëtarja theksoi se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte që të mos e respektonte trashëgiminë e saj ose të mërziste popullin dhe familjen e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328