INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhuken dy persona në Tepelenë dhe Përmet, njëri i AKUZUAR për vjedhje [EMRI]

Zhuken dy persona në Tepelenë dhe Përmet, njëri i AKUZUAR për vjedhje [EMRI]

Publikuar më: 14:19 10-02-2019

Janë deklaruar të zhdukur dy persona në Tepelenë dhe Përmet. Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës është denoncuar i zhdukur nga familja me të cilën ka humbur kontaktet prej 5 ditësh. Rama është një emër i njohur për policinë lokale.

Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti me iniciale G.H. kanë lidhje me transportin e lëndëve narkotike pasi Rama është identifikuar nga policia lokale si transportues i lëndës narkotike.

Telefonat në përdorim të tij janë vënë nën gjurmimin policor. Një prej numrave të telefonit del i fikur, ndërsa numri tjetër është identifikuar në Frashër të Përmetit. Dyshohet se personat janë fshehur në këtë zonë të thellë malore.

Ditët e fundit policia greke ka pasur disa arrestime të shtetasve shqiptarë që kanë kaluar kufirin e gjelbër në tentativë trafikimi të lëndëve narkotike.

Dyshohet se zhdukja e Ramës dhe shokut të tij mund të kenë lidhje me largimin e tyre në një prej këtyre arrestimeve. Viti 2019 ka shënuar shtim të rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nga kufiri i gjelbër shqiptar drejt Greqisë. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 620 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447