INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Zhurmë për asgjë" studenti Kotzias: “Na fal detin që të jetojmë të lumtur”

Publikuar më: 12:37 07-06-2016

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Ministri i Jashtëm Grek Nikolaos Kotzias sëbashku me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati kanë mbajtur një leksion të hapur me student të Universitetit të Tiranës.
Përballja me studentët ka sjellë dhe reagimin e tyre për një nga çështjet më delikate mes dy vendeve. Kotzias e ka cilësuar çështjen e marrëveshjes detare si shumë zhurmë për asgjë por një student i vitit të parë për shkenca politike i ka kërkuar Kotzias nëse është kështu siç ju thoni atëherë:
Student:
“Nëse deti është shumë zhurmë për asgjë, na jepni detin tuaj dhe të jetojmë të lumtur”.
Por kreu i diplomacisë greke, Kotzias ka zgjedhur një përgjigje diplomatike për studentin shqiptar.
Kotzias:
“Detin duhet ta respektosh dhe studentët duhet t’i respektosh. Me kënaqësi do t’u falja atë det që nuk më përket mua, por ajo që do biem dakord është se Greqia është e hapur për rininë shqiptare. Të zhvillojmë shpresën e rinisë”.
Gjatë këtij takimi bashkëbisedimi u fokusua në marrëdhëniet Shqipëri- Greqi. Kreu i diplomacisë helene floli për një traktat të ri miqësie, për të cilën brenda vitit dy shtetet duhet të bien dakord në pikat kryesore të saj.
Kotzias:
“Objektivi është forcimi i marrëdhënieve tona dypalëshe dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomiko-sociale mes vendeve të rajonit. Duam të mos lëmë të pazgjidhura problemet e vjetra që do të krijonin vështirësi në ecurinë europiane të Shqipërisë. Dëshiroj që të zgjidhen me dialog mirëkuptim dhe mënyrë racionale. Një traktat miqësie që brenda vitit të kemi rënë dakord në pikat kryesore”.

Article Logic
Execution time: 0.0046541690826416