Këtë të enjte pritet të mbërrijë në Tiranë ministri i Brendshëm Italian Marco Minniti i cili do të takohet me homologun e tij shqiptar Fatmir Xhafaj.
Një vizitë e tillë vjen në kohën kur politika shqiptare është përfshirë nga debatet që kanë të bëjnë me çështjen Tahiri, ku ish ministri në bazë të përgjimeve të policisë italiane po hetohet për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike.
Kujtojmë se dy homologët janë takuar edhe më dy ditë më parë gjatë samitit në Trieste.