INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zhvillimet kryesore në botë [VIDEO]

Publikuar më: 16:30 25-11-2016

Turqia kërcënon me hapje kufiri
Presidenti Erdogan ka kërcënuar se Turqia do të hap kufirin për emigrantët. Deklarata vjen vetëm një ditë pas votimit të europarlamentarëve për ngrirjen e bisedimeve lidhur me pranimin e Ankarasë në Bashkimin Evropian, "Nëse Europa shkon shumë larg, ne do të lejojmë që refugjatë të kalojnë në kufi” drejt vendeve të BE-së është shprehur Erdogan. Në mars, Ankaraja dhe Brukseli kanë nënshkruar një marrëveshje, ku Turqia është angazhuar për të mbajtur emigrantët në territorin e saj, duke mos i lejuar të kalojnë në Evropë dhe në këmbim ka marrë  gjashtë miliard Euro ndihmë.
Një person i vdekur dhe një i humbur, për shkak të motit të keq në Itali
Vazhdon emergjenca për shkak të motit të keq në Itali me shira dhe rrebeshe. Stuhitë që kanë goditur disa zona të vendit, të cilat kanë shkaktuar një të vdekur në zonën e Ligurias, ndërsa në Torinese një burrë rezulton i humbur, pasi ra në lum kur rruga ku po kalonte u shemb. Kryeministri Renzi ka deklarar se qeveria do të marrë masa të menjëhershme për të bërë vlerësimin e dëmeve ndërsa të gjitha shkollat në zonat e prekura nga moti i keq janë mbyllur sot.
Kryhet transplanti i parë i kokës tek majmuni
Kryhet me sukses transplanti i parë i kokës tek majmuni. Kirurgu Italian Sergio Canavero që kreu këtë transplant bën të ditur se po pëergatitet që ta përsërisë këtë procedurë edhe tek njerëzit. Majmuni arriti t’i mbijetojë operacionit pa pësuar asnjë dëmtim në tru. Ai nuk e lidhi palcën kurrizore, prandaj majmuni ngordhi 22 orë më vonë. Canavero ka një pacient që është ofruar si vullnetar pa marrë parasysh rrëziqet e shumta. Doktori ka kërkuar ndihmën e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg që të investojë për projektin e tij, në mënyrë që të kryejë me sukses transplantin e kokës tek shkencëtari rus Valery Spiridon.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932