INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zhvillimet kryesore në vend. 25 Nëntor 2016 [VIDEO]

Publikuar më: 16:18 25-11-2016

Rrugët shqiptare vdekjeprurëse

Çdo ditë një shqiptar humb jetën në aksidentet rrugore. Kjo shifër e rëndit Shqipërinë në vendin e 4 në botë. Shqipëria vjen pas Kazakistanit, Kirgistani dhe Rusisë. Rrugët shqiptare mund të cilësohen si vdekjeprurëse
Kokëdhima letër Edi Ramës
Koço Kokëdhima ka vendosur të publikojë sot një letër që ia ka dërguar Edi Ramas në muajin mars të këtij viti, në të cilën e akuzon atë drejtpërdrejt se po shkatërron Partinë Socialiste dhe po forcon vetëm pushtetin e tij. Në letrën e zbardhur, Kokëdhima i ka thënë në mënyrë direkte Edi Ramës se po drejton partinë pa vision e strategji suksesi, çka do të jetë e dëmshme për partinë.
Shteti nuk numëron dot qytetarët e saj
Qytetarët shqiptarë nuk janë të identifikuar nga institucionet shtetërore. Zyra e Gjendjes Civile, INSTAT si dhe Censusi paraqësin të dhëna krejt të ndryshme mbi numrin e popullsisë, ku diferenca arrin me mbi një milion.  Zyra e Gjendjes Civile përllogarit 4.5 milion banorë ndërsa censusi i 2011 thotë se në në Shqipëri jetojnë rreth 2.8 milion shqiptare. E në fund pyetja është e drejtë. Sa banorë ka Shqipëria?

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172