INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhvillimi i teknologjisë risk apo shpëtim? Ja ç’mendojnë ekspertët [VIDEO]

Zhvillimi i teknologjisë risk apo shpëtim? Ja ç’mendojnë ekspertët [VIDEO]

Publikuar më: 16:08 23-09-2018

Zhvillimi i shpejtë i tekonologjisë veç të mirave që ka sjellë, vitet e fundit po shoqërohet dhe me një sërë pasojash negative. Veç pasojave psikologjike si izolimi social dhe ekspozimi ndaj dhunës, së fundmi sipas specialistëve ajo që po bëhet më shqetësuese është cënimi i privatësisë, ku për vitin e kaluar në Shqipëri u regjistruan 200 ankesa për cënim të të dhënave personale. Për InTv eksperti i fushës së teknologjisë Endrit Kromidha, ka thënë se të rinjtë janë më të rrezikuar.

''Zhvillim do të thotë dhe risk. Pjesa e privatësisë ka ndikim'' pohon Kromidha.

Edhe në botë situata ka dalë nga kontrolli. Sipas një raporti të fundit pranë Parlamentit Britanik është cënuar privatësia e më shumë se 87 mln përdoruesve të Facebook. Po cfarë thonë ekspertët për zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë, a do jetë një shpëtimtar i njerëzimit apo do jetë një hapësirë e errët kibernetike ku mbizotërojnë vjedhjet e të dhënave, cënimi i privatësisë dhe spiunazhi e deri dhe tek reduktimi i fuqisë punëtore?

''Ka disa pozicione pune që po zëvendësohen. Të shihen mundësitë brenda ndryshimeve'' thotë eksperti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025091171264648