INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhvillohet protesa e PD, Rama reagon [FOTO]

Zhvillohet protesa e PD, Rama reagon [FOTO]

Publikuar më: 12:19 18-02-2017

Në protestën e 21 janarit, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Rama është rikthyer pas në kohë duke kujtuar protestën e 21 Janarit, ku humbën jetën 4 persona në Bulevard, para Kryeministrisë. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook”  Kryeministri  pohoi se Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e pushtetit, ndërsa sot sipas tij mund të jemi krenarë. Madje kreu i Ekzekutivit shqiptar ka publikuar dhe pamjet live nga tubimi i sotëm.

REAGIMI I RAMES

Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti. Prandaj s’mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësia të natyrshme.

Është padyshim një rrugë shumë e vështirë. Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme. Por s’ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.

Por s’ka dyshim se Shqipëria dhe shqiptarët e lënë 25 vjet në baltën e një tranzicioni të gjatë pa reforma, meritojnë vazhdimin me vendosmëri të tyre, e veçanërisht të reformës në drejtësi! E cila duhet zbatohet një orë e më parë duke filluar nga vettingu. Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet.

Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!

brenda.png

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885