Ashtu siç pritej edhe më herët, kanë nisur takimet e para mes negociatorëve të palëve për zgjidhjen e ngërçit politik.
Takimi i parë është zhvilluar mes Taulant Ballës nga Partia Socialiste dhe Oerd Bylykbashit nga Partia Demokratike. Sipas burimeve, Bylykbashi kërkoi krijimin e qeverisë teknike.
Çfarë ndodhi më parë
Takimi i sotëm mes dy aleatëve në qeveri Edi Rama dhe Ilir Meta u fokusua tek zgjidhja e krizës politike, për të cilën ata të dy do t’i drejtohen PPE-së për ndihmë, por duket se përpjekjet nuk do mbeten me kaq.
Burime nga mazhoranca, siç bën me dije për BalkanWeb, gazetarja Marsela Karapanço, thonë se që sot pasdite pritet të ketë takime në nivel negociatorësh për ta zgjidhur ngërçin politik dhe për t’i afruar liderët në një tryezë dialogu, përpara se të ndërhyjnë ndërkombëtarët.