Futbollistët e një skuadre të futbollit të femrave në Spanjë, kanë gjetur mënyrën për të ndihmuar skuadrën për të siguruar të hyra.
Futbollistet e Lorca Feminas, të cilat kanë siguruar ngritjen në divizionin e parë nga divizioni i dytë, kanë vendosur të zhvishen dhe të pozojnë për të bërë kalendarë, të cilët janë hedhur në treg dhe nga të hyrat që vijnë nga shitja e kalendarëve, të ndihmohet skuadra për të rregulluar infrastrukturën dhe për të sjelle përforcime.
Mediat në Spanjë shkruajnë se një kalendar i kësaj skuadre kushton 10 euro, dhe për një kohë të shkurtër janë shitur gjysma e kopjeve.