Ndoshta shumë nga ju do të thoni “Ku qëndron problemi këtu?” por këtë herë drejtoresha e tatimeve, Briseida Shehaj ndryshe nga si jemi mësuar ta shikojmë, është fotografuar në plazhin e Dhërmiut me bikini.
Pas punës së lodhshme që nga emërimi në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Administratës Tatimore, Briseida një nga drejtoreshat më të komentuara të qeverisë, ka vendosur të kalojë disa momente relaksi në jug të vendit, ashtu si shumë VIP-a dhe zyrtarë të administratës.
Shehaj ka qenë e shoqëruar me familjen e të vëllait të saj, të cilët kanë edhe një djalë të vogël. Siç duket në fotot e Panorama, drejtoresha gjatë gjithë kohës ishte në lëvizje duke u kujdesur për nipin e saj, dhe duke e ushqyer me fruta. Ajo dukej në formë shumë të mirë ndërkohë që ekspozonte linjat përmes bikinive shumëngjyrëshe që kishte veshur. Le të shpresojmë që bizneset aty pranë, i kanë shërbyer me kupon tatimor, sepse përndryshe jemi të sigurtë që drejtoresha ka marrë masa ndaj tyre.