Nëse keni parë shumë foto me bikini të personazheve të njohur të televizonit gjatë pushimeve të tyre, jemi të sigurtë se Luana Vjollcën nuk e keni gjetur dot, pasi moderatorja është treguar e rezervuar këtë verë në lidhje me fotot me rroba banjo.
Edhe pse para disa javësh ndodhej me pushime në ishullin grek Santorini, Luana nuk ka postuar asnjë foto me bikini, mirëpo ajo “theu” akullin për këtë sezon, dhe ka postuar jo një, por dy foto.
“Vendosa të postoj foto me bikini”, shkruan Luana në postimin e saj në Instagram, ku duket shumë sensuale e veshur me bikini ngjyrë të kuqe.
Pas kësaj fotoje, ajo ka postuar një foto tjetër përsëri me rrobat e banojs të kuqe, por këtë herë duke konsumuar një gotë teksa relaksohet në një Jacuzzi.
Të gjithë jemi në një mendje se Luana nuk bëri keq që ndau me ne këto foto, madje e këshillojmë të postojë edhe foto të tjera.