INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhvlerësimi i euros dha efekte negative në eksport [VIDEO]

Zhvlerësimi i euros dha efekte negative në eksport [VIDEO]

Publikuar më: 17:12 10-08-2017

Rënia që pësoi euro në tregun vendas ka dhënë efekte negative në eksporte dhe ka frenuar rritjen e inflacionit. Sipas raportit të bërë publik nga Banka e Shqipërisë, inflacioni shënoi një rënie përgjatë kësaj periudhe duke arritur në nivelin e 2.2% nga 2.3% qe ka qenë. Ekspertet analizojnë se efekti i euros ndikoi dhe në rënien e inflacionit të artikujve të importit kryesisht te atyre ushqimorë. Gjithashtu sipas bankës dhe eksportet shënuan një rënie pasi zhvlerësimi i euros u përkthye në ulje të konkurrueshmërise së produkteve tona. Megjithatë banka e Shqipërisë shprehet se pret një përmirësim të mëtejshëm të ekonomisë në periudhën afatmesëm. Rritja e investimeve publike dhe private dhe zgjerimi i eksporteve pritet te japin efektet e tyre pozitive ne rritjen e ekonomisë për vitin 2017. Vetëm pak ditë më parë Banka e Shqipërisë lajmëroi se mbiçmimi i lekut do vazhdoje dhe për pak kohë dhe se situata ne bursat e vendit tonë do kthehet në normalitet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041201114654541