INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhvlerësimi i euros sjell humbje deri në 40 milionë euro

Zhvlerësimi i euros sjell humbje deri në 40 milionë euro

Publikuar më: 11:22 09-06-2017

Ulja e euros kohët e fundit po jep efektet e para negative.

Të gjithë ata që kanë depozituar kursimet në euro, të cilat përbëjnë dhe gati 50% të depozitave në vend, kanë pësuar një zhvlerësim me 3.4%. ekspertet llogarisin kështu një humbje kolosale prej 5.3 miliardë lekë ose 40 milionë euro.

Specialistet pohojnë se një pjesë e madhe e shqiptarëve i mbajnë kursimet në euro pasi kanë një mungesë besimi në monedhën vendase.

Depozitimet në euro shënuan rritje, pasi një vit më parë një euro këmbehej me 138.5 ndërsa sot ajo ka rënë në 133 lek duke sjell dhe këto dëme në kursimet individëve.

Ndërsa gjatë vitit 2016, kursimet në valutë kaluan për herë të parë ato në lekë, për të arritur në rreth 52% të totalit në fund të prillit 2017.

Shqipëria vlerësohet se ka një nivel të lartë të përdorimit te euros dhe kjo ka nxitur Bankën e Shqipërisë që pak muaj më parë të deklarojë një plan për ta ulur ketë nivel.

Në bazë të planit synohet të dekurajohen qytetaret për përdorimin e monedhës së përbashkët si mjet blerjeje, apo kursimi.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127