Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka humbur një ndër personat më të shtrenjtë në jetë, motrën e tij Hajrie Ram Osmani.
Lajmin e konfirmojnë miq të familjes në rrjetet sociale, ndërsa Sali Berisha gjithmonë ka pasur një vlerësim të madh për të motrën, duke e quajtur “mbretëreshë”. Ajo ishte motra e tij e vetme ndërkohë që vetëm pak kohë më parë ai kishte humbur edhe të vëllanë Selimin. Shkaqet e vdekjes së saj nuk janë bërë ende të ditura. E ndjera banonte jetonte në Lalz, në vilën që kishin atje fëmijët e saj dhe ajo ishte gjashtë vjet më e madhe se Berisha dhe kështu që lidhja mes tyre si motër dhe vëlla ishte vërtet diçka speciale.