Tanzania në zi për më shumë se 209 të vdekur në fatkeqësinë më të fundit detare në Afrikën Lindore. Për këtë ngjarje është arrestuar kapiteni.
Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, tha se ka urdhëruar arrestimin e të gjithë operatorëve të tjerë të anijes, që mendohet se kishin hipur afro 300 pasagjerë më shumë se ç’lejohej. Ai sqaroi se kapiteni u largua nga drejtimi i anijes duke ia lënë atë një personi të patrajnuar për atë punën. “Raportet paraprake tregojnë se mbingarkesa e anijes kontribuoi në katastrofën vdekjeprurëse, por një hetim i detajuar do të përcaktojë shkakun e saktë të ngjarjes,” tha kreu i Tanzanisë.
Është e paqartë se sa pasagjerë ishin në bordin e anijes. Raportohet që ajo kishte një kapacitet prej 100 personash, po mendohet se në të ishin 400.