Për tifozët e Partizanit është një ditë e trishtuar, pasi kanë humbur një prej njerëzve më të veçantë të tyre. Leo Cara, ishte tifozi i vogël tetraplegjik që nuk mungonte në asnjë ndeshje të Demave të Kuq. Për fat të keq ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.
Tifozët e kuq e kishin Leon bashkudhëtar në çdo sfidë, kur i shoqëruar nga babai i tij, nuk mungonin as në transfertat më të largëta. Partizani reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale duke shprehur ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Leos.
“Ngushëllimet më të thella familjes Cara për humbjen e madhe. Leo, një ëngjëll që nuk rreshti kurrë së dashuruari futbollin, shpirti yt u prehtë në paqe”, shkruhet në njoftimin e tyre.