IN SPORT
Zidane nuk i intereson Manchester United, ai ka një ëndërr tjetër

Zidane nuk i intereson Manchester United, ai ka një ëndërr tjetër

Publikuar më: 15:36 02-10-2018

Pasi mori vendimin të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar, tekniku francez po kalon kohë me familjen në Madrid. Zinedine Zidane nuk duket i shqetësuar nga thashethemet e një rikthimi në stol.

Emri i tij është përmendur me klubin e Premier League, Manchester United. Por sipas të afërmëve të tij, deri tani ai nuk ka pasur asnjë kontakt me Djajtë e Kuq. Atij nuk i pëlqen ideja të ulet në stolin e një ekipi me probleme në mes të sezonit. Gjithashtu, fakti që nuk di anglisht, është një tjetër pengesë.

Ai ka vetëm një ekip në mendje për rikthimin e tij. Pikërisht Juventus. Një klub ku ai ka luajtur si lojtar dhe që ka ëndërr të trajnojë, ashtu si Real Madrid.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032219886779785